Jang, goditja e parë e “djajve” të Fergusonit

Apr 2, 2011 | 11:08

Eshli Jang duket se do të jetë blerja e parë e Mançester Junajtid në merkaton e verës. Fegurson ka bërë gati 28 milionë euro dhe një kontratë prej 113 mijë eurosh në javë për sulmuesin e Aston Vilës dhe Kombëtares angleze, që është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në Premier Ligë. 25-vjeçari që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Anglinë kundër Uellsit dhe sapo ka refuzuar të rinovojë me klubin e Vilës, edhe pse këta i ofruan 90 mijë euro në javë, përpara disa ditësh. “Largimi i Eshlit drejt Mançesterit ishte lajmi i ditës në dhomat e zhveshjes së Kombëtares”, – citoi “The Sun”, një burim i përfaqësueses angleze.

© Panorama.al

Te lidhura