Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se 5 anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve ku është diskutuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë njohur me dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zv.kryeministren.

Ai theksoi se ka rreth 80 prova të SPAK në mijëra faqe kundër Belinda Ballukut, duke shtuar se kërkesa është e mbështetur në ligj dhe s’bëhet fjalë për akuza politike.
“Kemi marrë dosjen e plotë të sjellë nga SPAK pasdite. Pasi përfaqësuesit e maxhorancës kërkuan të intimidonin prokurorët që deputetët e opozitës nuk duhet ti merrnin provat, por vetëm Belinda Ballukut”, deklaroi ai.
Gazment Bardhi: Kërkesa e SPAK mbështetet nga një numër i konsiderueshëm provash, rreth 80 prova në mijëra faqe. Kërkesa është e mbështetur ligjërisht dhe s’ka vend për akuzë politikë.
Kemi marrë dosjen e plotë të sjellë nga SPAK pasdite. Pasi përfaqësuesit e maxhorancës kërkuan të intimidonin prokurorët që deputetët e opozitës nuk duhet ti merrnin provat, por vetëm Belinda Ballukut.
Deputetët kanë të drejtë të njihen me dosjen e plotë të Prokurorisë.
I bëj thirrje Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton ti bëjë drejtësisë, tentativa për ta marrë peng, avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku.
Të mbledhë në fillim të javës Këshillin e Mandateve dhe për të marrë vendimin për ti kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.
© Panorama.al











