“Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA!” – E reja nga Tirana del në dosjen e Jeffrey Epstein, zbulohet emaili që dërgoi për punë

Jan 31, 2026 | 13:54

Në dosjen, me mbi 3 milionë faqe të Jeffrey Epstein, që u publikua nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale. Emaili i vajzës E. Terziu rezulton të jetë dërguar në mars të vitit 2017.

WhatsApp Image 2026-01-31 at 13.53.12

Në fillim ajo ka dërguar CV-në e saj një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumente, duke shprehur interes për pozicionin e punës.

“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin e shqiptares.

“Jo nuk është. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV“, ia kthen personi me të cilin komunikon.

Pasi e reja i dërgon fotot, ky person komunikon më pas me Jeffrey Epstein, duke e informuar se bëhet fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe. Personi i komunikon Epstein se vajza jeton në Paris, ndonëse në CV e saj rezulton se ndodhet në Tiranë.

 “A duhet ta intervistoj këtë?”, i thotë ai.

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton që e reja t’i ketë dërguar edhe një video për kandidimin e saj.

1 2

© Panorama.al

Te lidhura