Trump beson se Putin do t’i japë fund luftës në Ukrainë së shpejti: Mendoj se ai është gati që të bëjë marrëveshje!

Jul 15, 2026 | 14:35

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha sot se ende beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë së shpejti.

trump

Kjo, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme dhe shenjave se Rusia ka të ngjarë të përshkallëzojë armiqësitë.

“Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje”, tha Trump në një intervistë me Fox News kur u pyet për bisedimet e tij me Putinin. Intervista u regjistrua dje dhe u transmetua të mërkurën (15 korrik).

Tre burime pranë Kremlinit i thanë Reuters se presidenti rus po i hedh poshtë thirrjet për negociata paqeje me Kievin dhe ka të ngjarë të përshkallëzojë luftën, e cila tani është në vitin e saj të pestë.

Trump kishte premtuar të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në ditën e parë të mandatit të tij të dytë në janar 2025.

 

© Panorama.al

Te lidhura