E rëndë në Devoll, motra gjen të pajetë në banesë trupin e vëllait, ja për çfarë dyshon Policia!

Jul 15, 2026 | 14:24

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Bitinckë.

ambulanceee

Sipas të dhënave paraprake, viktima i përket komunitetit rom dhe jetonte vetëm në banesë.

Ka qenë motra e viktimës që e ka gjetur të vetëvarur dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se 57-vjeçari vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

© Panorama.al

Te lidhura