Interneti, Shqipëria e 95-ta në botë

Apr 20, 2011 | 10:59

Shqipëria është zhvendosur nga vendi i 95-të në indeksin e përdorimit të Internetit në biznes, institucione dhe më gjerë, në vendin e 87-të, duke u bërë kështu një ndër 10 vendet që kanë bërë përparimin më të madh gjatë një viti. Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar së fundi raportin “Raporti global i Teknologjisë së Informacionit 2010-2011”, ku vlerëson se dhjetë vende, si: Vietnami, Shqipëria, Gambia, Kina, Sri Lanka Mali i Zi, Bahrein, Kenia, Zambia dhe Mozambiku, janë dhjetë vendet që kanë bërë progresin më të madh në përdorimin e Internetit. Ky vlerësim bëhet edhe në kuadër të zhvillimit ekonomik të secilit vend, ku një pjesë e mirë e këtij zhvillimi i atribuohet edhe zgjerimit të përdorimit të teknologjisë së fundit dhe Internetit.

© Panorama.al

Te lidhura