Interi ble Karlos Tevez nga Mançester Siti

Apr 23, 2011 | 10:26

Karlos Tevez mund të quhet praktikisht një lojtar i Interit. Zikaltrit në fakt e kanë arritur marrëveshjen me lojtarin, i cili është edhe objektivi i parë i Moratit për sezonin e ardhshëm. Por tani mbetet gjithashtu edhe pjesa më e vështirë: kampionët e botës duhet të bindin Mançester Sitin që të privohet nga argjentinasi. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, marrëveshja mes sulmuesit të klubit anglez dhe Interit është arritur për një shifër prej 7 milionë eurosh në sezon (bashkë me bonuset shkon në 10 milionë) për pesë vite.

© Panorama.al

Te lidhura