TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka kërkuar përpjekje nga të gjithë dhe veprime konkrete nga Shqipëria për plotësimin e 12 kushteve të lëna nga KE për integrimin e vendit në familjen europiane.
Duke folur gjatë konferencës së organizuar nga Ministria e Integrimit pikërisht për plotësimin e kritereve, Sequi theksoi bashkëpunim jo vetëm mes palëve politike, por edhe gjithpërfshirje në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Ai vlerësoi rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit duke kërkuar bashkëpunim edhe prej tyre, pasi sipas tij, BE e konsideron pjesëmarrjen e shoqërisë civile si një gjë shumë të rëndësishme.
“Ne besojmë se procesi integrimi është një përpjekje e gjithë shoqërisë dhe gjithë elementëve të saj”, tha ambasadori Sequi, duke rikujtuar se realizimi i gjithe reformave te kerkuara eshte rruga drejt BE-se.
© Panorama.al











