Incidenti, plumba ndaj vëllait të Mesit

Apr 12, 2011 | 10:58

Leo Mesi duket se është mjaft i shqetësuar para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Shahtjorit. Në shtëpinë ku banon i vëllai në Argjentinë, Matias, është gjuajtur me pistoletë të kalibrit 9 mm, plot nëntë herë, ditën e shtunë. Madje, pesë prej plumbave kanë prekur pjesën ballore të shtëpisë, ndërsa goditjet kanë shkuar edhe në banesën e fqinjëve. Asnjë i lënduar nuk ka mbetur, por mësohet që brenda në shtëpi ka qenë edhe e ëma e futbollistit. Policia nuk bën të ditur se cilat janë arsyet e një sulmi të tillë, por një i afërm i familjes Mesi tha: – “Nuk ka asnjë arsye tjetër, veç faktit që aty banojnë familjar të Mesit”.

© Panorama.al

Te lidhura