Incident në Mat, qëllohet simpatizanti i PD-së

Apr 19, 2011 | 12:15

MAT- Pavarësisht apelit të vazhdueshëm për fushatë të qetë, paraditja e sotme ka shënuar incidentin e radhës të fushatës elektorale. Një simpatizant i Partisë Demokratike është qëlluar në fytyrë nga simpatizanti i PS-së. Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi elektoral në Gurrë të Matit, të kryekomunarit aktual që garon për një tjetër mandat në këto zgjedhje.

Sipas të dhenave të para, i lënduar ka mbetur shtetasi Gafurr Lleshi, 43-vjec dhe autor mësohet të jetë shoferi i kryekomunarit.

Sipas policisë, ai është qëlluar me mjete të forta në fytyrë gjatë një konfliti mes tyre dhe për shkak të dëmtimit është dërguar menjëherë në spital.

Policia e njoftuar për incidentin ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj dhe shkakun e konfliktit.

© Panorama.al

Te lidhura