Ançeloti ka nxjerrë në shitje Fernando Torresin. Por nuk bëhet fjalë për trajnerin e vërtetë të Çelsit, por atë të një tifozi ultras që i ka ardhur në majë të hundës me formën e dobët të sulmuesit spanjoll. “El Ninjo” nuk ka shënuar ende golin e parë me fanellën e kampionëve, qëkur erdhi nga Liverpuli në janar. Në faqen më të madhe në botë të shitblerjeve on-line “e-bay”, një ditë më parë shkruhej: Shitet një futbollist i Premier Ligës. Dhe në fakt bëhej fjalë për sulmuesin e Kombëtares spanjolle, Fernando Torres, i cili po kalon një periudhë shumë të vështirë të karrierës së tij.











