Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nisi turin zgjedhor në veri të Shqipërisë me ndalesat e para Bubqin, ku u prezantua kandidati i PDIU-së, Skënder Gjoni dhe Shkodrën. Në Bubq, kreu i PDIU-së, Idrizi, e cilësoi koalicionin e djathtë si alternativën më të mirë për drejtimin e komunës. Ai theksoi se Skënder Gjoni do të jetë levë zhvillimi për Bubqin. Kreu i PDIU-së parashtroi programin kombëtar të partisë, duke vendosur theksin tek bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, për sa i përket ekonomisë, duke mbrojtur tezën e patriotizmit modern dhe pragmatik. “PDIU-ja e sheh kombin si një i tërë, edhe jashtë kufijve. Kjo është një qasje e patriotizmit modern. E patriotizmit pragmatik. Në Shkodër, kryetari i PDIU-së ndaloi tek vlerat historike të këtij qyteti, si një ndër qytetet kryesore të Shqipërisë.











