Humbja e Beneventos, Xhimshiti vlerësohet si më i miri i mbrojtjes

Jan 29, 2018 | 14:31

Situata e dy shqiptarëve në lidhje me formacionin titullar është përmirësuar, pasi Berat Gjimshiti në mbrojtje dhe Ledian Memushaj në mesfushë e nisën që të dy titullarë.

Gjimshiti

I pari luajti të gjithë takimin dhe në të 22-ën meritoi edhe kartonin e verdhë. Ndërsa për vlonjatin, ndeshja përfundoi në minutën e 64-t, kur i la vendin ish-mesfushorit të Totenhemit, Sandro.

Ledian-Memushaj-zimbio-800x500

Ja vlersimet e mediave italiane për dy shqiptarët:

BERAT GJIMSHITI 5.5 – Ishte më i miri i repartit për Beneventon, sipas specialistëve italianë, por pa ndihmën e shokëve nuk mund të frenonte golat e Torinos: “Gjimshiti ofron disa ndërhyrja shumë të mira, gjatë gjithë takimit, të cilat frenojnë edhe një goleadë. Por i vetëm nuk mund të evitojë katrahurën e skuadrës së tij”.

gjimshiti benevento

LEDIAN MEMUSHAJ 5.5 – Ai mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Beneventon, sepse Bari këmbëngul për shërbimet e tij, por ndërkohë Memushaj tregoi edhe dje se është i përqendruar: “Më i rregullt sesa herët e tjera në fushën e lojës, por nuk arrin asnjëherë që të krijojë rreziqe në zonën kundërshtare. Në të 64-tën i lë vendin Sandros, që ofroi menjëherë më shumë eksperiencë sesa shqiptari”.

 

© Panorama.al

Te lidhura