Himara gdhihet me parulla antiçame dhe pro greke

Apr 15, 2011 | 11:01
Parrullat greke dje në Himarë

HIMARE – Fushata elektorale po prodhon tensione e ngjarje në Himarë që nuk kanë lidhje me subjektet politike, por nxisin urrejtje etnike. Dje e gjithë Himara, por edhe rruga nacionale që nis që nga Dhërmiu, është gdhirë me thirrje e parulla të shkruara në gjuhën greke. Në to thuhej se Himara është Greqi, duke provokuar me to banorët për të shënuar precedentë të pakënaqshme. “Fuck Çamëri”, “çamët racë e qelbur”, “Himara është Greke”, “Vorioepiri, tokë Greke”, “Himara

Parrullat greke dje në Himarë

baraz Greqi”, “Himara është pjesë e Greqisë”, e parulla të tjera të ngjashme ishin shkruar me solucion “Sprite” në betonieren anës rrugës, duke filluar që nga Dhërmiu, por edhe pasi kalon Himarën ku nis rruga nacionale për në Sarandë. E njëjta situatë ishte edhe në brendësi të qytetit të Himarës, në rrugët kryesore e dytësore të saj. “Jemi të indinjuar nga veprimet e personave të papërgjegjshëm të cilët duan përçarje mes komuniteteve. Por s’kanë për të arritur asnjëherë atë që mendojnë. Ne jemi shqiptarë, kemi gjuhën tonë kombëtare dhe kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer midis komuniteteve”, u shprehën banorë të Himarës. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur reagime as nga Bashkia e Himarës si dhe as nga institucionet e tjera, duke përfshirë policinë apo subjektet politike.                    q.b

© Panorama.al

Te lidhura