Hetimi i Kuvendit, mungojnë deputetet e PD

Apr 11, 2011 | 11:07

TIRANË- Komisioni hetimor për veprimtarine e punes se Kuvendit nuk ka zhvilluar dot mbledhjen e radhës. Shkak janë bërë mungesat e deputetëve të djathtë për shkak të impenjimeve të tyre në fushatën elektorale. Deputeti Erion Brace gjatë një prononcimi për mediat ka shprehur shqetësimin se në kushte të tilla zhvllimi i punës së këtij komisioni bëhet i pamundur. Një mungesë të tillë, Brace e ka quajtur të qëllimshme për të penguar punën dhe ka deklaruar se do të kërkohet shtyrje e afateve dhe zëvendësimin e deputetëve.

© Panorama.al

Te lidhura