Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë në Shqipëri, Joana Qeleshi ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa u shpreh mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, e vendosur më herët nga GJKKO.
Qeleshi thekson se nuk e priste një vendim të tillë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo shton se tani kemi një hapje të çështjes në themel, por nënvizon se seanca e parashikuar më datë 22 janar mund të shtyhet.
Joana Qeleshi: Vendimet e gjykatave duhet të respektohen. Nuk është e ndaluar opinionet. Personalisht nuk e kam pritur një vendim të tillë. Për fazën e parë të pezullimit, kemi diskutuar do ishte një vendim që mund të shihej nëse çështja do shkonte në seanca plenare. Paraprakisht, për sa kohë kemi një pezullim vendimi të një gjykate, ajo që do ndodhë në seancë plenare , ka një hapje të çështjes apo si mund të vijojë çështja në themel.
Mirëfilli është në detyrë. GJK duke pezulluar zbatimin e vendimin e ka kthyer zv.kryeministren në detyrë, me arsyetimin se ku pezullim sjell pasoja, të rëndësishme në funksionimin e këshilli të Ministrave. Deri në datën 22, që do kemi një vendimmarrje, mund të ketë dhe një shtyrje, shkaqe të paparashikuara, deri kur të merret vendimin Balluku do jetë në detyrë me kompetenca të plotë.
© Panorama.al












