Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon sërish aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”: Analizat rezultuan konform standardeve të sigurisë ushqimore

Jul 16, 2026 | 17:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut “Sori-Al”, e cila ishte pezulluar pas incidentit të ndodhur në fund të muajit qershor, kur 64 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohej se u helmuan pas konsumimit të ushqimit.

AKU SORI AL AKADEMIA

Sipas AKU-së, analizat laboratorike të kryera mbi mostrat e ushqimit dhe tamponët e higjienës kanë rezultuar brenda normave të përcaktuara, ndërsa edhe kontrollet e mëvonshme kanë konfirmuar përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore.

AKU thotë se subjekti “Sori-Al”, ndaj të cilit ishte vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit, kreu analiza të vetëkontrollit mbi ambientet, pajisjet dhe punonjësit, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Mësohet se më 10 korrik 2026, AKU zhvilloi një inspektim të ri në ambientet e kuzhinës në Akademinë e Forcave të Armatosura, Garnizoni “Skënderbej”, ku u morën edhe tre mostra të tjera tamponësh ambientalë për analizim në laboratorin e ISUV.

“Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej””, njofton AKU.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve, pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk ka kampionuar më datë 25 .06.2026, 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, në adresën Garnizoni “Skënderbej” Tiranë 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.

Nga laboratori i Referencës ISUV jemi informuar, se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.

Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë masë me ndërprerje aktiviteti, subjekti Sori-al ka bërë analiza autokontrolli tampone ambjental të ambjenteve, pajisjeve dhe punonjësve të cilat kane dalë konform kërkesave ligjore.

AKU më 10.7.2026 pas njoftimit të subjektit për rezultatet e analizave të vetëkontrollit , ka kryer inspektim në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, gjatë së cilit ka marrë sërish 3 mostra tampon ambiental, të cilat u dërguan, për analizim pranë laboratorit të ISUV.

Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.

© Panorama.al

Te lidhura