VIDEO/ Spanja po digjet, zjarret kthejnë në hi 45 mijë hektarë në Zaragoza, autoritetet shpallin alarmin!

Jul 16, 2026 | 17:45

Zjarri që shpërtheu në Ores, pranë Zaragozës në Spanjën verilindore, ka djegur tashmë 45,000 hektarë dhe do të duhen “ditë për ta vënë nën kontroll”, kanë paralajmëruar autoritetet lokale në Aragon.

zaragoza spanje zjarri

Është një “zjarr me karakteristika komplekse dhe do të duhen ditë për ta vënë nën kontroll, do të duhen ditë për të siguruar perimetrin”, paralajmëroi Roberto Bermudez de Castro i qeverisë rajonale të Aragonës.

Duke theksuar se “më shumë se 45,000 hektarë janë djegur”, ai tha gjithashtu se shumë fshatra ishin evakuuar dhe rrugët ishin mbyllur për të mbrojtur banorët. Deri më tani, nuk është raportuar për viktima.

Në një postim në X, Kryeministri Pedro Sanchez shpjegoi se po monitoron zhvillimin e zjarrit “shumë nga afër”, duke i nxitur qytetarët të jenë “të kujdesshëm” dhe “të ndjekin udhëzimet e autoriteteve”.

Spanja përjetoi një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e saj moderne javën e kaluar, me 13 vdekje në një zjarr pyjor që shpërtheu në Andaluzi më 9 korrik dhe dogji 70,000 hektarë.

© Panorama.al

Te lidhura