Greva e paraplegjikëve, Presidenca: Do ju mbështesim

Apr 18, 2011 | 10:52
Invalidët para dhe tetraplegjikë në ambientet e grevës së urisë

Asnjë vizitë nga Ministria e Punës apo ndonjë tjetër dikaster i linjës.Në ditën e katërt të grevës së personave para dhe tetraplegjikë, vetëm institucioni i Presidencës ishte ai që u  interesuar për situatën e tyre shëndetësore. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe këshilltari i Presidentit Bamir Topi, Maksim Cikuli, takoi grevistët dhe pa nga afër gjendjen shëndetësore. “Do të dimë të bëjmë reagimin përkatës. Më vjen keq që i shoh në këtë gjendje. Ne do t’i transmetojmë kështu siç i pamë të gjitha gjërat”, tha Cikuli. Ai u shpreh se të gjitha shqetësimet e tyre do t’i raportohen Kreut të Shtetit dhe do të shihen mënyrat për të reaguar dhe për të marrë masa. Sipas Cikulit, kjo kategori ka nevojë për përkrahje maskimale nga të gjitha strukturat shtetërore. Ndërkohë, gjendja e grevistëve është rënduar edhe më. Pas largimit të dy personave, të cilëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 22 të “ngujuarit” e tjerë shfaqin probleme jo të vogla. Kryesisht luhatje të tensionit dhe të vjella. Ata kanë ndërprerë ilaçet që përdorin prej vitesh dhe u kanë nisur dhimbjet. Medikamentet i kanë të domosdoshme për të përballur dhimbjet e paralizës. Kemi probleme edhe me katoterin përveç dhimbjeve në çdo pjesë të trupit.”, tha njëri prej grevistëve. Pas disa ditëve me radhë protestash përpara Kryeministrisë, 24 përfaqësuesit e parë të tetraplegjikëve zgjodhën grevën e urisë në godinën e Shoqatës tek ish-Uzina, “Tirana”. Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.

22 para dhe tetraplegjike
hyjnë sot në ditën e 5-të të grevës së urisë. Pas protestave të njëpasnjëshme përpara Kryeministrisë, ata nuk morën asnjë reagim për kërkesat e tyre dhe u detyruan të merrnin këtë vendim.

 

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura