Granatë te dera e shtëpisë, vdes 43 vjeçarja

Mar 25, 2011 | 9:45

FIER- Nje 43-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasoje e shperthimit te nje granate, vendosur ne deren e shtepise. Ngjarja e rende, ende e pasqaruar mire nga policia ka ndodhur mengjesin e sotem ne Ballsh dhe konfirmohet nga burimet policore. Sipas te dhenave te para, viktime ka mbetur shtetasja Violeta Mehmeti.

Nga keqyrja e vendit te ngjarjes, mesohet se gruaja ka humbur jeten nga plaget e marra pas shperthimit te nje granate, qe nuk dihet ende nga kush dhe per cfare arsyeje ishte vendosur aty. Ne kohen e shperthimit, ne banese ka qene bashkeshorti dhe dy femijet e viktimes, te cilet per fat kane shpetuar pa demtime.

Policia eshte duke hetuar per shkaqet e vendosjes se granates dhe autoret.

© Panorama.al

Te lidhura