Grabitet banka në Vlorë, autorët me maska e armë

Apr 26, 2011 | 14:42

VLORË- Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur filialin e një banke në Vlorë. Grabitja ka ndodhur në mesditë, në rrethana ende të pasqaruara nga policia.

Sipas të dhenave të para bëhet me dije se autorët që dyshohet të kenë qenë tre persona kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe eshte duke hetuar per zbardhjen e saj dhe identifikimin e grabitesve. Te dhenat e para, flasim per rreth 700 mije leke te grabitur, por shuma eshte ende e padeklaruar zyrtarisht.

 

© Panorama.al

Te lidhura