Grabitën karburantin, ndalohen 2 të dyshuar

Apr 26, 2011 | 22:01

TIRANE- Dy të rinj u arrestuan si të dyshuar për grabitjen e pesë milionë lekëve në një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës.

Ndalimi i Elsid Bejës dhe Mentor Çikut u bë vetëm pak minuta pas grabitjes.

Mësohet se dy të rinjtë fillimisht kanë goditur me mjete të forta punonjësin e pikes se karburantit dhe më pas kanë marre pesë milionë lekë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe verefikimin e të dhënave mbi dy autorët e dyshuar, të arrestuar tashmë.

Ndërkohë, punonjësi i karburanti është shoqëruar për në spital, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura