Trajneri i Atletiko Madrid, Diego Simeone është bërë gjysh disa herë. Ai ka postuar foto në rrjetet sociale, teksa ka zbuluar se së fundmi është pagëzuar nipi i vogël, Faustino.
“Krishtlindjet dhe Pagëzimi i Parë me nipin tim Faustinon,” shkroi Simeone në Instagramin e tij, së bashku me disa foto që tregojnë detajet e pagëzimit.
Në një postim tjetër, mund të shihen ribashkimi i familjes dhe mbërritja në Argjentinë. Foto të tyre duke hipur mbi kalë, duke pozuar me fanellën e Albiceleste dhe duke shijuar momentet së bashku.
© Panorama.al


























