Gjimshiti: Pjaniç u tregua i zgjuar dhe ma “vodhi” penalltinë, do të më pëlqente të qëndroja te Benevento

Apr 8, 2018 | 10:50

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte protagonist në humbjen e djeshme ndaj Juventusit, teksa shkakoi një 11-metërsh ndaj Pjaniçit. Në një prononcim për “Ottopagine.it”, shqiptari tregoi se mesfushori i Juves u tregua i zgjuar duke e prekur ata dhe duke fituar 11-metërsh.  Gjimshiti foli edhe në lidhje më të ardhmen si dhe për ecurinë e skuadrës së tij.

ALLIANZ STADIUM, TORINO, ITALY - 2017/11/05: Paulo Dybala of Juventus FC (R)  and Berat Djimsiti of Benevento Calcio (L)  in action during the Serie A football match between Juventus FC and Benevento Calcio.    Juventus players wear a special shirt released to celebrate the 120 year anniversary of Juventus Fc. Juventus Fc wins 2-1 over Benevento Calcio. (Photo by Marco Canoniero/LightRocket via Getty Images)

“Në episodin e parë unë nuk shkova në kërkim të kontaktit. Pjanic u tregua i zgjuar duke më prekur edhe pse topi kaloi poshte këmbëve te mia. Ndërsa për rastin e dytë sinqerisht e them se nuk e pash mirë dinamikën. Higuain e stopoi topin shumë bukur dhe besoj se ishte e vështirë për Violën ta evitonte kontaktin.  Faza mbrojtëse? Nuk është vetëm mbrojtja që punon: e gjithë skuadra e di çfarë duhet bërë dhe kjo na ndihmon shumë. Nga këto ndeshje mund të marrim shumë gjëra pozitive. Janë edhe shumë ndeshje, ku do të përpiqemi të fitojmë, sepse ky është mentaliteti i duhur.

Për fat të keq ne jemi të fundit, por do të japim gjithçka në fushë deri në fund. E ardhmja? Ndihem shumë mirë te Benevento dhe do të më pëlqente të qëndroja. Jam në huazim dhe do të vendoset në fund të kampionatit çdo gjë”, u shpreh Gjimshiti.

© Panorama.al

Te lidhura