Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, ka hequr dorë dje nga dy pozicione të tjera të larta, ai i zëvendëskancelarit dhe liderit të Partisë Demokratike të Lirë. Kërkesa për largimin nga drejtimi i partisë ka ardhur nga shumë liberaldemokratë, të cilët pësuan disfatë të madhe në zgjedhjet e fundit në lande. Vestevelle ka qenë edhe nën kritika të forta për kundërshtimin e ndërhyrjes në Libi, duke u distancuar nga aleatët tradicionalë.











