KORCE- Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Bilishtit, ne rrethana qe ende pritet te sqarohen nga policia. Trupi i pajete i viktimes, identifikuar si Avni Nastimi 49-vjeç është gjetur nga dy peshkatarë, të cilët kishin dale per te peshkuar. Ata kane konstatuar nje kufome qe pluskonte ne ujerat e rezervuarit dhe kane njoftuar me urgjence policine.
Per viktimen nuk ka pasur asnje shprese, pasi ai kishte humbur jeten para se te gjendej nga peshkataret. Sipas hetimeve te para te policise dhe nga keqyrja e trupit, viktima nuk ka pasur shenja dhune. Per kete, nje nga dyshimet e para esthe nje vetembytje e 49-vjecarit, por qe gjithsesi mbetet per t’u hetuar.











