Gënjeshtrat e hidhura të VIP-ave për 1 Prill

Apr 2, 2011 | 12:33

Disa personazhe VIP kanë menduar t’i fusin në kurth fansat e tyre në ditën e gënjeshtrave 1 prill, me disa shaka të hidhura apo të ëmbla për jetën e tyre personale. E para që ka bërë një gënjeshtër nga ato që miqtë e saj e kanë quajtur “aspak pa kripë”, ka qenë shakaja e Ronela Hajatit, e cila u dha porosi disa miqve të jepnin lajmin në wall-in e saj në Facebook se kishte humbur jetën në një aksident automobilistik me një mikeshën e saj. Shumë prej miqve kanë rënë pre e këtij lajmi, duke vazhduar me komente ngushëlluese në wall-in e saj, por këngëtarja kur e pa që situata u bë shumë serioze, nuk ka vonuar duke thënë se ishte një shaka nga ato që di t’i bëjë vetëm ajo. Ndërkohë që kanë vazhduar sot më një shaka pak a shumë të hidhur, po patjetër shumë më të butë se ajo e Ronelës, dy këngëtaret Rezarta Shkurta dhe Tuna Sejdiu, të dyja të martuara. Ato kanë ndryshuar më 1 prill statuset e tyre nga “marrie”, i kanë bërë single. Sigurisht që ka qenë një shaka që nuk është marrë aspak seriozisht nga fansat e tyre.  Këngëtarja Anjeza Shahini ka bërë një shaka të butë për 1 prill, ndërsa ka shkruar se është pajtuar me të dashurin.

© Panorama.al

Te lidhura