Gedafit i shkatërrohet një e treta e fuqisë ushtarake

Apr 6, 2011 | 11:12

Koalicioni Perëndimor ka shkatërruar rreth një të tretën e fuqisë ushtarake të liderit libian, Muamar Gedafit, që kur ka nisur fushatën kundër tij. Por tani, NATO-s i mungojnë avionët e sulmit. Ata janë pakësuar shumë që kur SHBA-të u tërhoqën nga lufta të shtunën dhe të hënën tërhoqën të gjithë mjetet e tyre ushtarake.  Ndërkohë njësitë detare të NATO-s kanë ndaluar katër anije të rebelëve libianë të ngarkuara me armë dhe ndihma humanitare, të nisura nga Benghazi drejt Misratës. Atyre u është kërkuar të dorëzonin armët ose të ktheheshin pas. Prej ditësh Misrata, një qytet në duart e rebelëve, është e shkatërruar nga goditjet e forcave besnike të Gedafit. Rebelët kanë kryer dje tregtinë e parë të naftës me Katarin. Një transportues nafte ka ndaluar në qytetin e Tubrukut për të marrë ngarkesën e parë, të eksportuar nga trupat antiqeveritare.

© Panorama.al

Te lidhura