News24 dhe Notosondaggi ka realizuar anketën e parë për zgjedhjet e pritshme të Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Në garë për Tiranën deri më tani kanë shprehur ambiciet, Ogerta Manastirliu e PS, Florian Binaj i mbështetur nga PD dhe Mundësia, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë dhe Marko Dajti i komunistëve.
Të anketuarit i janë përgjigjur pyetjes së Notosondaggi: Mendoni se do të votoni në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës?
69 për qind e të anketuarve janë shprehur se do votojnë në garën elektorale për Bashkinë e Tiranës.
13 % janë shprehur jo dhe 18 për qind janë të pavendosur.
Nga të anketuarit 77 % janë meshkuj që do votojnë, kurse 63 % janë femra.
11 për qind e meshkujve nuk do votojnë, po ashtu nga femrat 15 % e tyre kanë njoftuar se do ti bojkotojnë zgjedhjet.
12 % e meshkujve te anketuar janë te pavendosur, po ashtu dhe 22 për qind e femrave.
© Panorama.al












