Reali i Mourinjos, u mund nga Barcelona, me dy gola të Mesit. Por edhe pse humbi 2-0, UEFA ka përkeqësuar disi rezultatin për Realin. Në faqen zyrtare të saj, gabimisht është dyfishuar rezultati në favor të katalanasve, duke u shkruar se Barcelona fitoi 4-0. Kjo, mund ti shërbejë Mourinjos për të aluduar mbi ndonjë konspiracion të radhës.











