Fushata,OSBE:Partitë të tregohen të përgjegjshme

Apr 5, 2011 | 13:11

TIRANË- Në vijim të apelit për zgjedhje sipas standardeve dhe fushatë zgjedhore aktive, por qytetare, OSBE kërkon nga partitë politike sjellje të përgjegjshme. Pas incidenteve të fundit që kanë shoqëruar situatën parazgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth ka theksuar se në një fushatë elektorale nuk ka vend për dhunë, por për argument.

Sipas tij, për mbarëvajtjen e fushatës dhe garantimin e një procesi zgjedhor të qetë, partitë politike kanë një rol shumë të rëndëishëm. Për këtë, ambasadori i OSBE-së, ka kërkuar që partitë të sillen në mënyrë të përgjegjshme, pasi këhstu procesi do të jetë i garantuar.

© Panorama.al

Te lidhura