Fushata, digjen flamujt e PD dhe LSI në Lushnje

Apr 22, 2011 | 10:23

LUSHNJE- Një tjetër incident që shoqëron fushatën elektorale për zgjedhjet vendore është regjistruar në Lushnje. Në zyrën elektorale të kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Albert Sanxhaku, që rikandidon për një tjetër mandat për bashkinë, janë djegur flamujt e partive.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, kur persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën flamujve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithcka është parë vetëm mëngjesin e sotem, kur pjesë e stafit të kandidatit kanë shkuar në zyrë.

Pas kësaj është njoftuar policia dhe është bërë denoncimi i rastit. Nuk ka ende të dyshuar për këtë ngjarje, ndërkohë që polcia njofton se është duke hetuar.

Incidenti vjen në vazhdën e shumë të tjerëve, që nga përplasje për flamuj e deri në përleshje e plagosje me armë e thika mes militantësh.

© Panorama.al

Te lidhura