Fushata, dëmtohen zyrat e PS-së në Korçë

Apr 28, 2011 | 9:20

KORCE- Tjeter incident elektoral ne Korce. Persona ende te paidentifikuar kanë dhunuar dy zyra të Partisë Socialiste në lagjen “Radanec”. Ngjarja mendohet te kete ndodhur ne oret e vona te nates dhe mengjesi e sotem eshte denoncuar nga dega e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Sipas saj, janë thyer xhamat dhe janë grisur posterat e kandidatit të PS-së për bashkinë e Korçës Niko Peleshi.

Policia ka nisur hetimet per zbulimin e autoreve, por ende nuk ka te dhena rreth autoresise.

Ky incident vjen pak dite pas atij te denoncuar po nga dega e PS-se ne Korce, e icla njoftoi se dy mbeshtetes te saj u dhunuar teksa ishin duke ngjitur posterat e kandidatit per bashkine, Niko Peleshi.

© Panorama.al

Te lidhura