TIRANË- Fushata dhe angazhimi i ministrave në zonat e tyre elektorale do të spostojë orarin dhe ndoshta edhe ditën e zhvillimit të mbledhjeve të qeverisë.
Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë se ajo do të vazhdojë funksionimin e saj me mbledhej të rregullta.
“Sigurisht që ato do të jenë të spostuara nga ky orar dhe do të njoftohet orari i përshtatshëm që besoj se do të jetë darkë, ku ne do ndjekim rendin tonë të ditës”- tha ai.











