Furgoni përfundon në kanal, tre të plagosur

Apr 21, 2011 | 15:34

FIER- Tre persona u plagosen ne nje aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi ne Cakran te Fierit, ne vendin e njihur si ura e Gorishoves.

Nje furgon me pasagjere ka dale nga rruga ne rrethana ende te pasqaruara nga policia dhe ka perfunduar ne nje kanal buze saj.

Si pasoje e aksidentit, te plagosur mbeten drejtuesi i furgonit, identifikuar si Afrim Shehu dhe dy pasagjere,  shtetasen Fluturime Hasaj dhe Isuf Shehu.

Te lenduarit jane derguar ne spital me urgjence per ndihme mjeksore, nderkohe qe policia e mberritur ne vendin e ngjarjes eshte duke hetuar per aksidentin.

© Panorama.al

Te lidhura