FSHF nis hetimin për ndeshjen Laçi- Flamurtari

Apr 27, 2011 | 20:16

TIRANE- Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi sot që brenda 5 ditëve do hetojë për incidentet e ndodhura në ndeshjen Laçi- Flamurtari.

Disiplina u mblodh sot pikërisht për marrjen e një vendimi, pas goditjes së portierit të Flamurtarit, Moçka me sende të forta dhe ndërprejes së ndeshjes për 50 minuta.

Më herët gjatë ditës së sotme, Moçka la spitalin ku qëndroi për dy ditë. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë kërkuar masa ndëshkimore dhe rezultat në tavolinë.

Gjatë ditës së djeshme, policia e Kurbinit tha se kishte qenë vetë portieri i Flamurtarit që kishte provokuar tifozerinë laçiane, ndërsa Moçka në një prononcim të ditës së sotme hodhi poshtë pretendimet e policisë.

Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit përfudnoi në barazim 1- 1, duke e larguar gjithnjë e më shumë ekipin vlonjat nga objektivi i sezonit, që është fitimi i kampionatit.

© Panorama.al

Te lidhura