Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën sa ka mashtruar me mbrojtjen publike që po i bën zv.kryeministres Belinda Balluku.
Rama u shpreh sot në podcvastin e tij, se kërkesa e GJKKO-së për shkarkimin e Ballukut, është një puç kushtetues dhe nuk rekomandohet nga Komisioni i Venecias.
Berisha theksoi se ky është një mashtrim, gjithashtu e cilësoi si të tillë edhe deklaratën e Ramës me Marta Kos, komisioneren e BE-së për zgjerimin.
Berisha e mbyll duke thënë se kryeministri ka frikë nga drejtësia.
Postimi i Berishës:
Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!
© Panorama.al












