EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet pas disa orësh kërkimi autori dhe babai i tij! Më herët u ndalua vëllai i të dëmtuarit, tentoi hakmarrjen

Jul 16, 2026 | 17:07

Policia e Shkodrës ka lokalizuar dhe vendosur në pranga pas disa orësh kërkimi edhe autori i ngjarjes, 18-vjeçarit Arvin Fregjaj, teksa u ndalua edhe babai i tij për përkrahje.

policia shkoder plagosje lul rakaj

Më herët uniformat blu kishin ndaluar edhe vëllanë e të plagosurit, 41 vjeç, Arben Kepëca, pasi tentoi të hakmerrej ndaj autorit, teksa po shkonte drejt vendngjarjes i armatosur me pistoletë. I plagosur mbeti Vildan Kepëca.

“Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”. A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, thanë burime zyrtare pas aksionit.

shkoder ngjarja

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

“Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Çfarë ndodhi dhe dyshimet e Policisë

Një plagosje me thikë desh u shndërrua në një ngjarje vetëgjyqësie në Shkodër. Sot u raportua një konflikti në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”. Policia bën të ditur se sot u shmang një vrasjeje e mundshme dhe u realizua arrestimi i një 41-vjeçari që ishte nisur i armatosur për t’u hakmarrë për vëllain e tij të plagosur me thike.

Sipas Policisë, rreth orës 11:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Arvin Fregjaj dyshohet se ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën, 32 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë ndërhyrjes, Policia bën të ditur se mori informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, kishte marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Policia raportin se bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit, Arben Kepëca. Gjatë ndërhyrjes, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municion luftarak.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e Arvin Fregjajt, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë.

shapkat e te plagoisurit

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.

Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.

“Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura