Aktivistja dhe protestuesja Ira Kurti ka reaguar pas publikimit të mocionit të Elisa Spiropalit, e cila kërkon një marrëveshje të re sociale dhe demokratizimin e Partisë Socialiste.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ira Kurti ka publikuar mesazhin që i ka dërguar Elisa Spiropalit.
Në reagimin e saj, aktivistja thekson se “Shqipëria e Re”, të cilën e kërkojnë mijëra protestues, si pikë kryesore ka nxjerrjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës si të jashtëligjshme për shkelje të Kushtetutës.
Sipas saj, nuk ka reformim që mund t’i shpëtojë, ndërkohë që shton se, nëse Spiropali dhe të tjerët ndihen të zhgënjyer nga kryetari i partisë, të japin dorëheqjen ose të dalin si të pavarur.
“Komenti im te faqja e Elisa Spiropalit sot! Më fal që po komentoj te ky postim që ti me të drejtë i drejtohesh partisë ku militon. Shqipëria e re kërkon që Partinë tënde dhe Partinë e Saliut ta nxjerri të jashtëligjshme për shkeljet e Kushtetutës Nenin 9, 1, 2, 3, 13, 41, 42, 181 e në vazhdim! Pra nuk ka reformim që do bëni ju tani që t’ju shpëtoj!!
Ju që sot ngrini kartonat me urdhrat e kryetarit të aprovoni ligje kundra interesave tona Kombëtare. Nëse ndjeheni zhgënjim nga kryetarët tuaj jepni dorëheqjen, dilni të pavaruar..kjo do j’u jepte pak nder në sytë e publikut!! Këtë reflektim duhet ta kishit shprehur të paktën qysh më 2008, kur ja hoqët sovranitetin qytetarëve dhe centralizuat pushtetin!!”, thekson aktivistja.
© Panorama.al












