Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd, makina shkatërrohet tërësisht pas daljes nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë!

Jul 16, 2026 | 18:10

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth orës 17:50 në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë, në territorin e Bashkisë së Elbasanit.

aksidenti

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht, duke pësuar shkatërrime të mëdha në pjesën ballore dhe anësore.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është Klement Balla, banues në fshatin Griqan. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, e favorizuar nga shpejtësia e lartë, ndërsa pritet që ekspertiza teknike dhe hetimet e policisë të përcaktojnë me saktësi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura