Fotot/ Homazhet për 21 Janarin, zv.kryeministrja Balluku u shfaq me kapuç në kokë! Çfarë nuk u pa në TV

Jan 22, 2025 | 10:56

Një ditë më parë socialistët, së bashku me familjarët e 4 viktimave të 21 janarit, kanë zhvilluar homazhet përkujtimore në bulevardin para Kryeministrisë.

belinda balluku

Ajo që ra në sy ishte fakti se familjarët kësaj here u pritën dhe u shoqëruan nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali dhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

belinda balluku homazhe 21 Janari

Kjo e fundit ra në sy për veshjen e saj me të zeza dhe kapuçin që mbante në kokë, ndërkohë që mbante për dore nënën e Ziver Veizit, cili u vra gjatë protestës se 21 Janarit.

belinda balluku homazhe 21 Janari 2

Në foto ka rënë në sy se socialistët kanë shfaqur dhimbjen e tyre për ngjarjen e rëndë që ndodhi 14 vite më parë dhe që ende po rigjykohet nga drejtësia.

Zyrtarët e PS kanë vendosur karafila në katër memorialet në Bulevard ku u vranë protestuesit 14 vite më parë.

belinda balluku homazhe 21 Janari 1

© Panorama.al

Te lidhura