Disa qytetarë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar sot në shesh, teksa janë “shfaqur” si kryeministri Edi Rama, Belinda Balluku dhe Sali Berisha.
Ata kanë lidhur duart me zinxhirë ndërsa në fytyrë mbanë maska me fytyrën e Ramës, të ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres nën akuzë nga SPAK, si dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha, si një simbolikë se ata duhet të arrestohen.
Në duar mbajnë edhe pankartat ku shkruhen: “I pandehuri Edi Rama, tradhtar i kombit”, “E pandehura, Belinda Balluku, tradhtare e kombit”, “I pandehuri Sali Berisha, tradhtar i kombit”.
© Panorama.al
















