FOTO/ Vrau një efektiv të “Shqiponjave” dhe një tjetër e plagosi, ky është Violand Braçellari, 43-vjeçari në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë

Jun 4, 2026 | 9:25

Personi në foto është 43-vjeçari, Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit të “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër, Edison Adri.

violant bracellari

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (4 qershor) në zonën malore të Lozhanit në Maliq.

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 07:30, uniformat blu rrethuan një stan në malin Boden, ku dyshohej se fshihej shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç.

Sipas policisë, Braçellari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa më herët ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Kultivimin e bimëve narkotike”.

Policia i ka bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën inspektori Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa është plagosur inspektori Edison Adri, 36 vjeç. Të dy ishin pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Për neutralizimin e sulmit, efektivët i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe Braçellari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

LEXO EDHE: 

FOTO/ Shkëmbimi i zjarrit gjatë operacionit në Maliq, ky është efektivi i “Shqiponjave” që mbeti i vrarë në krye të detyrës

Dinamika/ Nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar! Si ndodhi përplasja me armë zjarri mes 43-vjeçarit ku u vra një efektiv policie dhe një tjetër u plagos

Në kërkim prej vitit 2017, kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit! Cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri! Autori ishte në kërkim për kultivim droge

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset

© Panorama.al

Te lidhura