Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një mesazh të ‘qytetarit dixhital”, i cili denonconte gjendjen e hedhjes së mbeturinave pa kriter ne zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Mesazhi i qytetarit denonconte personat që protestojnë si shkaktar të situatës së ndotjes së këtë zonë.
Por kjo tentativë për t’ia hedhur fajin protestuesve ka ngjallur mjaft reagime të komentuesve dhe ndjekësve të kryeministrit, të cilët e kanë fajësuar këtë të fundit dhe bashkinë e Vlorës për situatën e krijuar.
Në shumë komente, postimi i kryeministrit është cilësuar si propagandë dhe tentativë për të manipuluar revoltën e qytetarëve të cilët një ditë më parë kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.
Në komente mbizotëron ironia dhe sulmet ndaj pushtetit vendor.
Me poshtë komentet ne adresë të Kryeministrit.
© Panorama.al







































