Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Lozhanit në Maliq dalin në dritë pas hetimeve të kryera dhe verifikimeve prej ekspertëve.
Autori Violand Braçellari qëlloi për vdekje efektivin Enea Mekolli gjatë operacionit, teksa vetë ka mbetur i plagosur. Mësohet se ai ka plagë në pjesën e brinjëve dhe deri tani nuk raportohet për rrezik jete.
Polici i plagosur Edison Adri, do të transportohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa raportohet se ka marrë plagë në nofull.
Për transportim është vënë në dispozicion edhe një helikopter.
Ndërkohë, drejt Tiranës për mjekim të specializuar do të transportohet dhe autori i ngjarjes, Violand Braçellari.
© Panorama.al












