“Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”- Sot dita e pestë e protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec! Për 4 ditë me radhë qytetarët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Jun 4, 2026 | 10:35

Sot në orën 18:00 zhvillohet protesta e pestë në kundërshtim të projektit të ndërtimit të resortit në zonën e mbrojtur në Zvërnec.

Capture

Organizatorët duket se kanë menduar një strategji të ndryshme sot, ku ndryshe nga 4 ditët e para që kanë protestuar para Kryeministrisë, sot do të mblidhen para Kuvendit.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

43ca7d55-f153-4a33-a0bb-6c3d45ed0b21-202x350

© Panorama.al

Te lidhura