“Rama sulmon protestuesit në mbledhjen e Grupit të PS”- Agron Shehaj: Mjaft u pasuruat me vila e resorte, ka vajtur aty ku nuk mban më! Është një turp

Jun 4, 2026 | 10:34

Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj ka ngritur zërin në Parlament, duke kërkuar prezencën e kryeministrit Rama për të dhënë sqarime.

Në fjalën e tij, Shehaj tha se Rama sulmon protestuesit në mbrojtje të zonës së Zvërnecit. Me tone të larta, Agron Shehaj deklaroi se “ka vajtur aty ku nuk mban më”.

“Kryeministri duhet të vijë këtu dhe të japë përgjigje dhe jo të mbledhë grupin parlamentar të PS dhe të sulmojë protestuesit. Është një skandal ajo që po bëni, sepse doni të fshihni vjedhjet tuaja, abuzimet tuaja. Doni të dhunoni qytetarët, tani keni filluar me polici private. Është një trup! Ndaleni këtë sjellje, parlamenti nuk është i juaji, vendosni në shërbim të qytetarëve dhe jo të vjedhjeve. U ka ardhur fundi, ka vajtur aty ku nuk mban më. Mjaft u pasuruat, mjaft! Me resorte, me prona, me vila me hotele! Mjaft, jepeni fund”, tha Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura