Vrasja e efektivit Enea Mekolli dhe plagosja e kolegut, Bardhi: Dënoj me forcë aktin, autori të marrë dënimin maksimal

Jun 4, 2026 | 10:31

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka reaguar për vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri gjatë një operacioni policor për kapjen e 43-vjeçarit, Violand Braçellari, i dënuar për kultivim narkotikësh.

bardhi

Bardhi thotë se është i tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa kërkon dënim maksimal për autorin. Duke shprehur ngushëllime për familjarët e efektivit të vrarë, Bardhi i uron gjithashtu urim të shpejtë edhe të plagosurit.

“I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur.”, ka shkruar ai.

© Panorama.al

Te lidhura