Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk zmbrapset, do e kthejë dhimbjen në forcë për të luftuar krimin

Jun 4, 2026 | 10:04

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë një operacioni policor, u vra me armë zjarri efektivi i Forcave Shqiponja Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

bajram Begaj

Në një reagim në rrjete sociale, Presidenti shpreh ngushëllime për ngjarjen e rëndë, ndërsa shton se Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, por do ta kthejë dhimbjen në forcë dhe vendosshmëri për të luftuar krimin.

“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta! I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!

Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë. Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik.’, thotë Begaj.

© Panorama.al

Te lidhura