Vetëm pak javë më parë, folëm për Sara Milen dhe linjat e përmisuara të saj. Mesa duket, angazhimet e shumta politike dhe pak regjim kanë sjellë një tjetër imazh të saj, që duhet thënë është goxha më mirë se javët e para të Parlamentit.
Jemi të sigurt se në javët në vijim do të vazhdojmë ta shikojmë deputeten e re edhe më të përmisuar. Deputetja duket se është shumë aktive me angazhimet e saj në politikë, por edhe në rrjetet sociale.
Por, kur gazetari i “News 24” i afrohet për t’i bërë pyetje, Sara dukshëm bezdiset dhe ka vendosur ta neglizhojë me një kthim koke nga krahu tjetër, në vend që të përgjigjet. Në fakt, janë shumë deputetë që e bëjnë këtë gjest, ndaj edhe Mile ka se nga të frymëzohet.
Ndonëse gjithnjë e dashur me mediat, ka edhe raste si këto, ku deputetja e qarkut të Elbasanit ka preferuar ta neglizhojë.
© Panorama.al


















